Qeveria, 144 mijë euro për produkte të ndryshme në kohë krize

Qeveria, 144 mijë euro për produkte të ndryshme në kohë krize

Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se ushqimet në vlerë prej 144 mijë euro, që do ti furnizojë Qeveria, do të shpërndahen nëpër më shumë institucione, ndërsa të punësuarit do ti blejnë dhe do të paguajnë për ata. Kovaçevski shton se ky veprim nuk është diçka e re.

“Ata janë shërbime që i marrin për të nevojat e të punësuarve dhe që i shesin dhe Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta këtë e bënë me procedurë përkatëse dhe marzhë përkatëse e cila është përllogaritur, ndërsa shfrytëzuesit e shërbimeve e paguajnë”, u shpreh Dimitar Kovaçevski – kryeministër.

Por qytetarët thonë se veprimet e këtilla të Qeverisë, dëshmojnë se funksionarët mendojnë vetëm për veten e tyre dhe jo për popullin.

Për zyrtarët nuk është normale, por edhe për neve nuk është normale. Ata paguajnë si të duan sepse punojnë vetëm për vete… Gjitha të klasit të parë po i hanë, por ne i hamë të gjitha ata të klasit të tretë – qytetar.

Populli duhet ta dënojë këtë, se di si duron ky popull kështu, të gjithë heshtin, deri kur do të shkojë kështu nuk e dimë – qytetar.

Jo, kjo është e papranueshme, kjo është me të vërtetë krizë, duhet të zgjidhet momenti kur ajo të ndodhë e jo në çdo moment -qytetar.

Turp dhe gjynah për popullin. Nuk e di si të shprehem por punë e çuditshme është kjo. Në cilin shtet jemi dhe çfarë njerëz na udhëheqin nuk mund ta imagjinojë. Dëgjoni ata janë njerëz narcizoid dhe mendoj se e kanë kënaqësi ta bëjnë atë -qytetare.

Po kjo është ajo që nuk bënë, mendojnë vetëm për vete. Gjithkund shteti mendon për popullin, por këtu duket se mendojnë që të jetojnë vetëm vetë, ndërsa të tjerët. Kështu që mendoj se jo vetëm kjo po ka edhe veprime të tjera shumë të këqija, ndoshta do i vijë fundi po kot, gjithçka është përfunduar – qytetar.

Në muajin mars, Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta në Qeveri ka nënshkruar disa kontrata me kompani të ndryshme në vlerë të përgjithshme prej mbi 144 mijë euro nga të cilat do të furnizohet me produkte të mishit të thatë, kafe, mish pule, fruta dhe perime, të gjitha të klasit të parë.

LEXO EDHE:

Back to top button