Sindrit Guri, siguron fitoren për Shkëndijën në transfertë

Skuadra e Shkëndijës  nga Tetova,  vazhdon me rezultatet pozitive në Ligën e Konferencës. Në ndeshjen e sotme përballë letonezve të Valmierës, skuadra tetovare siguroi fitoren me shifrat 2-1.

Një fitore shumë e rëndësishme për “kuqezinjtë”, të cilët janë një hap larg kualifikimit në fazën tjetër të këtij kometicioni.

Shkëndija gjeti golin që në minutën e 9-të të takimit me anë të Dorievit, ndërsa vendasit barazuan rezultatin në fund të pjesës së parë me brazilianin Gueje. Për t’i dhuruar fitoren të besuarve të Artim Shaqirit mendoi ish-sulmuesi i Kukësit, Sindrit Guri.

Ndeshjen e kthimit” kuqezinjtë” do ta luajnë më 28 korrik në stadium “Todor Proeski” në Shkup.

LEXO EDHE:

Back to top button