Makedonija Gj.P. barazon ndaj CSKA Sofje, me një futbollist më pak

Futbollistët e skuadrës Makedonija Gjorçe Petrovit zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer, duke barazuar pa gola ndaj ekipit të favorizuar të CSKA Sofjes, në kuadër të raundit të dytë në Ligën e Konferencave të UEFA-s.

Pas një pjese të parë të barabartë me disa raste nga të dyja palët, pikë kthese ishte kartoni i kuq i Mateus Lemos. Mirëpo në vazhdim skuadra bullgare kishte më shumë topin në këmbë, por nuk gjeti zgjidhje për mbrojtjen nga fortë të “luanëve”. Ndeshja kthyese është planifikuar për 28 korrik në terrenin e skuadrës bullgare.

LEXO EDHE:

Back to top button