Siner humb një set, Alkaraz pa shumë vështirësi në raundin tjetër

Ka nisur në Londër Grand Slam i Umbëlldonit, turneu më i rëndësishëm i fushave me bar në tenis. Te meshkujt, asnjë surprizë e madhe në ndeshjet e para. Numri 1 në botë, italiani Janik Siner, mundi 3-1 Janik Hanfman. Pa probleme fiton edhe spanjolli Karlos Alkaraz, numri 2 në botë, që mundi 3-0 Mark Lajal. Një biletë për në raundin e dytë sigurojnë edhe rusi Daniil Medvedev, zvicerani Stanislas Vavrinka, francezi Gael Monfils, bullgari Grigor Dimitrov, norvegjezi Kasper Rud, kanadezi Denis Shapovalov e italiani Fabio Fonjini.

Te femrat, numri 2 në botë, tenistja amerikane Koko Gauf, mundi 2-0 Karoline Dolehide. Fitojnë edhe tenistja britanike Ema Radukanu (2-0 ndaj Renata Zarazua) e ajo amerikane Sloan Stefens (2-0 ndaj Elsa Zhakemont).

Në raundin e dytë kualifikohet edhe tenistja japoneze Naomi Osaka, ajo amerikane Madison Kejs, italiania Jasmine Paolini, rusja Daria Kasatkina, grekja Maria Sakkeri. Ndërkohë që, janë eliminuar Mirra Andreeva, Lesia Tsurenko e Karolina Plishkova.

LEXO EDHE:

Back to top button