Sineri sfidon Alkarazin në finalen e “Six Kings Slam” për 6 mln dollarë

" "

Dy tenistët më të mirë në botë, spanjolli Karlos Alkaraz dhe italiani Janik Siner, aktualisht numrat 1 dhe 2 në botë, do të luajnë në finalen e turneut “Six Kings Slam”, event që zhvillohet në Arabinë Saudite.

Në këtë turne morën pjesë 6 tenistët më të mirë në botë. Vetëm për pjesëmarrjen e tyre në këtë event ata kanë përfituar nga 1.5 milionë dollarë, ndërkohë që fituesi do të arkëtojë edhe 4.5 milionë të tjera.

Në gjysmëfinale, Siner mundi 2-0 (6-4, 6-2) serbin Novak Gjokoviç. Ndërsa në gjysmëfinalen tjetër, Alkaraz mundi po 2-0 (6-4, 6-2) amerikanin Tejlor Fritz. Kjo s’është hera e parë që Siner e Alkaraz përballen këtë vit.

Ata kanë luajtur në finalet e Roland Garos, Uimbëlldon e “US Open” dhe në disa nga turnetë Masters. Dy tenistët duket se kanë lënë pas krahëve dëmtimet e fundit dhe janë gati për finalen e radhës.

LEXO EDHE:

Back to top button