Sinner, Alkaraz e Gjokoviç , “bojkot” turneut Masters të Toronto-s

Katër nga 5 tenistët më të mirë në botë do të mungojnë në “Toronto Masters 1000”, turneun e parë “big” që pas grand slam të Uimbëlldonit. Shkak është bërë lodhja apo dëmtimet e vogla që kërkojnë kohë për t’u rikuperuar. Bëhet fjalë për tenistët Janik Siner, Karlos Alkaraz, Xhek Draper dhe Novak Gjokoviç (të gjithë në “Top-5”), që kanë ngritur “flamurin e bardhë”. Ata nuk do të luajnë në turneun kanadez, që nis më 27 korrik.

Njëri pas tjetrit, përmes positimeve në rrjetet sociale, tenistët konfirmuan mungesën e tyre për shkak të lodhjes së dy muajve të fundit, ku kanë luajtur në dy Grand Slam (Roland Garros dhe Uimbëldon).

Turneu kanadez rikthen ndeshjet në fushat me cement, që kulmojnë më pas me Grand Slam të “US Open”. Gjithsesi, të gjithë tenistët “big” pritet të rikthehen në fushë në turneun tjetër Masters, atë të Sinsinati (më 7 gusht).

LEXO EDHE:

Back to top button