Sipas një eksperti të ushqimit, domatet e konservuara janë më të shëndetshme
Sipas një eksperti të ushqimit, domatet e konservuara janë më të shëndetshme

Domatet e freskëta janë të preferuara për shijen e tyre të lëngshme dhe freskuese, ngjyrën e kuqe të gjallë dhe aromën karakteristike. Përveçse janë të shijshme, ato janë gjithashtu jashtëzakonisht të shëndetshme, të pasura me likopen, një antioksidant që mund të ndihmojë në mbrojtjen e trupit nga stresi dhe të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të caktuara, si kanceri dhe sëmundjet e zemrës. Ato janë gjithashtu një burim i vitaminës C, kaliumit dhe lëndëve të tjera ushqyese që ruajnë shëndetin e lëkurës, sistemin imunitar dhe mirëqenien e përgjithshme të trupit.
Shumica e njerëzve preferojnë të hanë fruta dhe perime të freskëta, por disa ushqime janë më mirë të konservuara ose të ngrira, sipas një mjeku. Edhe pse shpesh besohet se perimet e freskëta janë më të shëndetshmet, epidemiologu britanik Tim Spector pretendon të kundërtën.
– Për një kohë të gjatë kam besuar se e freskëta është gjithmonë më e mirë, por nuk është gjithmonë kështu. Ngrirja për ruajtjen e ushqimit është jo vetëm më praktike dhe më ekonomike, por në disa raste mund të jetë edhe më e shëndetshme – thotë Spector.
Sipas tij, një ushqim i tillë është edhe domatja.
– Është interesante se domatet e konservuara përmbajnë më shumë likopen se sa domatet e freskëta – thotë ai.
Një analizë e hulumtimit të tij, e cila përfshiu më shumë se 260,000 të anketuar, zbuloi se “konsumimi më i lartë i domates lidhet me një rrezik të reduktuar të kancerit të prostatës”, veçanërisht kur bëhet fjalë për “gatitë e bëra nga domate të gatuara”. Sipas një studimi tjetër, megjithatë, u konstatua se një sasi e lartë ose përqendrime të larta të likopenit rriti mbrojtjen nga goditjet në tru (me 26 përqind), nga vdekshmëria (me 37 përqind) dhe nga sëmundjet kardiovaskulare (me 14 përqind).
– Është e qartë se ushqimi i konservuar dhe i ngrirë nuk është një zgjedhje e keqe. Për shembull, bizelet e ngrira mund të ruajnë më shumë vitaminë C sesa ato të freskëta – theksoi epidemiologu.
Ai rekomandon gjithashtu konsumimin e spinaqit të ngrirë sepse mund të ndihmojë trupin të përthithë më mirë hekurin në krahasim me spinaqin e freskët.