Sistematizimi i administratorëve, shumë Institucione shprehen të pakënaqura sepse nuk janë adekuat

Nisja e procesit të sistematizimit të 1349 administratorëve, ka nxjerr në pah pakënaqësinë e Institucioneve pasi thonë se nuk janë konsultuar aspak për kuadrin që ju nevojitet, por vetëm për numrin që duhet të pranojnë. Disa nuk kanë nevojë për numrin e të punësuarve që u është caktuar, ndërsa disa të tjera duhet të pranojnë kuadër që nuk është adekuat. Një shembull i tillë është rasti i Inspektoratit Shtetërorë të Tregjeve. Është dërguar kuadër i cili nuk i nevojitet këtij Institucioni. Drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Sanja Llukarevska, tha se do të kërkojnë që  do t’u caktohen persona me arsim adekuat për ato vende punë ku kanë mangësi.

Gjatë procedurës, DAP do t’i kushtojë vëmendje të veçantë punonjësve që do të vendosen në vendet ku ka mungesë të stafit. Përveç kësaj, nëse është e nevojshme, do të kryhen procedura dhe trajnime të përshtatshme për secilin punonjës të ri, në mënyrë që të kryejë siç duhet detyrën e punës në vendin ku ata janë caktuar- deklaroi Sanja Llukarevska- drejtoreshë e DAP.

 MPB-ja duhet të marrë pëlqim nga Agjencia për Siguri Kombëtare për të gjithë 143 administratorët që do të angazhohen në këtë dikaster. Vullnet Adili është një nga 1349 administratorët që për vite të tëra  kanë marrë rrogë, por nuk janë paraqitur në vendin e punës. Vendimin e firmosi sot, ndërsa së shpejti duhet të nisë punë në SPB të Tetovës.  6 vitet e qëndrimit në shtëpi ai i quan kohë  e çuar dëm, sepse në vend se të kishte 6 vite ekperiencë, duhet ta nisë tani këtë proces.

Sa kohë keni qëndruar në shtëpi? 6 vite e gjysmë. Më vjen keq për atë kohë e cila ka humb, sepse është dashur të jemi nëpër institucione, sepse për atë qëllim jemi shkolluar, që të japim kontributin tonë nëpër institucionet në vend.  Si për fillim është mirë, sepse ne nuk kemi as përvojë pune.  Jo, nuk i kemi kaluar ato procese, por besoj tani tek Ministria e Punëve të Brendshme do ketë edhe një verifikim.  Na thanë se do të na informojmë nëpërmjet telefonit”

 

Nga 237 Institucione, numri më i lartë i administratorëve është caktuar në MPB, DAP, Drejtorinë e Doganave, Drejtorinë e Librit Amë, Inspektoratin Shtetërorë të Tregjeve, Ministrinë e Financave dhe disa institucione të tjera nga më pak se 35 administratorë

Sistematizimi i administratorëve
“Ministria e Punëve të Brendshme 143
Ministria e Financave – Drejtoria e Të Ardhurave Publike 92
Ministria e Financave- Drejtoria e Doganave 74
Ministria e Drejtësisë – Drejtoria e Librit Amë 41
Ministria e Ekonomisë- Inspektorati Shtetëror i Tregjeve  35
Agjencia për Kadastër për Patundshmëri 29
Ministria e Punëve të Jashtme 26
Ministria e Financave 25
Spitali Klinik Tetovë  25
Qendra për Menaxhim me Kriza- 24
Fondi për Sigurim Shëndetësorë  22
Ministria e Bujqësisë  21
Agjencia për Punësim 20

Evi Shkopi

LEXO EDHE:

Back to top button