Sistemi i ri sjell ekipet angleze në kreun e renditjes, probleme për klubet e mëdha evropian

Sistemi i ri i Ligës së Kampionëve po del të jetë spektakolar, me klube më pak pretendente që janë në krye, ndërsa ka nga të mëdhenjët që po qëndrojnë në pozita te fundit.

Në të kaluarën klubet pretendente kishin pikë të plota dhe dihej më herët se kush e kalon grupin, por tani po del të jetë ndryshe.  Pas tri xhirosh, vetëm dy ekipe kanë pikë të plota, me Aston Villa-n dhe Liverpullin që kanë nga 9 pikë.  Klube si Monako, Brest, Bajer Leverkuzen dhe Sporting kanë nga 7 pikë dhe mbajnë një nga tetë pozitat e para që dërgojnë direkt në play-off. Man. Siti dhe Interi po ashtu kanë nga 7 pikë.

Arsenal, Barcelona, Borusia Dortmund, Barcelona, Real Madrid dhe Juventusi qëndrojnë në mesin e renditjes dhe rrezikohen mjaft shumë për këto vende që qojnë në kualifikimet për play-off.

Sistemi i ri nuk ka dal të jetë adekuat për klube si PSZH, Bajern Munihu, Milani dhe Atletiko Madrid që kanë vetëm nga tre pikë dhe janë në pjesën e fundit të renditjes.  Mirëpo të gjithë mund të përmirësohen, por edhe mund të bien, pasi që kanë edhe disa ndeshje në fazën e ligës, për të mësuar se kush kalon tutje.

https://www.sofascore.com/tournament/football/europe/uefa-champions-league/7#id:61644

 

LEXO EDHE:

Back to top button