Sistemi shëndetësor në kolaps në Indi, apel BE-së ta furnizojë me oksigjen

India i ka bërë thirrje BE-së ta furnizojë me oksigjen dhe ilaçe anti-virale për të mposhtur valën e dytë të Covid që ka pushtuar vendin, tha një zyrtar i BE-së të hënën.
“Indianët kanë kërkuar oksigjen dhe antiviralë, veçanërisht remdesivir,” tha një zëdhënës i Komisionit të BE në një konferencë për shtyp, duke shtuar se deri më tani, midis shteteve të BE, Irlanda është treguar e gatshme të furnizojë vendin me oksigjen, po ashtu Gjermania dhe Franca gjithashtu kanë deklaruar së do të ndihmojnë Indinë.
BE nënshkroi një kontratë në tetor me Gilead, duke lejuar që 27 vendet e saj anëtare dhe 10 vendet partnere, përfshirë Britaninë, të porosisnin deri në 500,000 remdesivir gjatë gjashtë muajve.