Siti arrin marrëveshje me Joshko Gvardiol, nis bisedimet me Lajpcigun

Mançester Siti raportohet se ka arritur marrëveshje personale me qendërmbrojtësin, Joshko Gvardiol. Kështu raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, i cili thekson se kroati vlerësohet lart nga trajneri Pep Guardiola.

Tashmë do të nisin edhe negociatat mes dy klubeve për çmimin e transferimit. Lajpcigu shpreson ta mbajë Gvardiolin, por nëse e shet, dëshiron që ta bëjë atë qendërmbrojtësin më të shtrenjtë ndonjëherë.

Shuma për të cilën Lajpcigu është i gatshëm ta shesë atë është 100 milionë euro.

LEXO EDHE:

Back to top button