Situata e tensionuar në Mesdhe, Mas viziton Athinën dhe Ankaranë


Vendimet e dallimeve rreth rezervave të gazit natyror në Mesdheun lindor mund të gjinden vetëm në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe përmes dialogut të sinqertë, dritaret për dialog midis Greqisë dhe Turqisë duhet të hapen dhe të mbesin të hapura, tha në mëngjes ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë Hajko Mas, në vigjilje të takimeve të tij në Greqi dhe Turqi, njofton MIA.

Shefi i diplomacisë gjermane i cili edhe muajin e kaluar ishte në Greqi, sot në Athinë, do të mbajë takime me kryeministrin grek Kirjakos Micotakis, me ministrin e punëve të jashtme Nikos Dendias, me liderin e SYRIZËS Aleksis Cipras, ndërsa do të pritet edhe nga presidentja e Greqisë Katerina Sakelaropuli.

Pas bisedave në Athinë, do të niset për në Ankara, në takime me kreun shtetëror turk.

Në deklaratën para udhëtimit për në Greqi dhe Turqi, Mas thotë se tensionet jo vetëm që i ashpërsojnë marrëdhëniet midis BE-së dhe Turqisë, por eskalimet plotësuese eventuale mund t’u shkaktojnë dëm të gjitha palëve, para se gjithash atyre të cilët direkt janë të involvuar.

Paralelisht porosit se duhet të hapen dritaret për dialog midis dy vendeve, por që të bëhet ajo në vend të provokimeve të reja, nevojiten hapa për zvogëlim të tensioneve dhe nxitje të bisedave direkte, duke theksuar se Gjermania, dëshiron aq sa mundet ta mbështesë atë.

Zëdhënësi i Qeverisë greke Stelios Pecas, në brifingun e djeshëm me gazetarët, tha se duke e marrë parasysh atë se Gjermania është vend kryesues me Bashkimin Evropian, “çdo nismë e ndërmarrë ka peshë të veçantë”, por theksoi se që të ndërmerret nismë dhe që të pritet rezultati, “nevojitet bashkëbisedues i besueshëm”.

“Mbetet Turqia të tregojë se është bashkëbisedues i tillë i besueshëm”, tha Pecas.

Marrëdhëniet midis Greqisë dhe Turqisë janë ashpërsuar kohëve të fundit, prejse më 10 gusht pala turke dha informatë të navigacionit (Navtex) për hulumtime sizmike të anijes “Oruç Rejs” në Mesdheun Lindor, ndërsa të dielën në mbrëmje e vazhdoi deri më 27 gusht.

Burimet qeveritare greke atëherë komentojnë se me këtë sjellje, Ankaraja të vetmen gjë që do ta arrijë janë pasojat negative për të.

Qëndrimi i Athinës zyrtare është se Navtexi konkret është ilegal dhe përfshin një pjesë të Greqisë.

Greqia u përgjigj me informacionin e saj të navigacionit që e përfshin pjesën juglindore të Kretës, Rodosit, Karpatos dhe jugun e Kastelorizos për stërvitje aeronautike, ndërsa në fuqi do të jetë prej në mëngjes të 27 gushtit të vitit 2020.

LEXO EDHE:

Back to top button