Pas ndërhyrjes së forcave ushtarake ruse në shtetin e Ukrainës, ka pasur reagime të shumta nga mbarë bota në aspektin e sportit.
Tani, këtyre reagimeve i janë bashkuar edhe Federata e Futbollit të Polonisë, ajo e Suedisë dhe së fundmi e Çekisë.
Të tri këto federata kanë lëshuar një komunikatë të përbashkët, duke treguar pozicionin e tyre final drejt Rusisë, që kjo e fundit të mos luajë asnjë ndeshje si vendase në eliminatoret drejt Kampionatit Botëror “Katar 2022”.








