S’ka masa paraburgimi për 10 huliganë

S’ka masa paraburgimi për 10 huliganët

Gazetar: Adrian Kerimi

Gjykata Themelore në Kumanovë caktoi masa sigurie ndaj 10 huliganëve të dyshuar për dhunën e 14 nëntorit në Kumanovë ku cak i sulmit ishin dy të rinj shqiptar. Prokurori kujdestar gjatë ditës ka marr në pyetje 10 persona. Edhe pse priteshin masa më rigoroze, me vendim të gjykatës  të dyshuarve u janë obliguar me paraqitje dhe i janë konfiskuar dokumentet. Sipas organit të akuzës, policia presedimin penal kundër 16 personave e ka dorëzuar Prokurorisë ditën e premte, por të pakompletuar për shkak të volumit të lëndës. Të gjithë dyshohen për veprën penale “dhunë” sipas nenit 386 të Kodit Penal.

“Me urdhrin tonë policia ka siguruar personat e dyshuar sot nën Prokurori ku edhe janë marr në pyetje. Nga mëngjesi deri në orën 17:00  prokurori kujdestar ka marr në pyetje 10 persona dhe për të gjithë ka propozuar masa për siguri të cilat i ka pranuar gjykata. Të hënën do të vazhdohet me personat e tjerë”, Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë.

Ministria e Brendshme gjatë ditës njoftoi për Alsat se polici praktikant nga SPB në Kumanovë i dyshuar për dhunë është suspenduar nga detyra deri në përfundimin e procedurës penale.

“Mbi bazën e kallëzimit penal, Departamenti për kontroll të brendshëm në MPB ka miratuar propozimin për vërtetimin e përgjegjësisë disiplinore me largimin nga vendi i punës deri përfundimin e procedurës, respektivisht suspendimin e tij”, Ministria e Punëve të Brendshme

Masat e kujdesit ose të sigurisë vijnë 5 ditë pas sulmit në lagjen “Orta Bunarë” ku 16 persona të maskuar dhe armë të ftohta sulmuan për motive akoma të panjohura dy të rinj shqiptar dhe i dëmtuan veturën njërit nga personat që ishin cak sulmi. Policia pas arrestimit të të dyshuarve bëri thirrje që rasti të mos keqpërdoret për qëllime politike duke shtuar se motivi i incidentit nuk kishte të bënte më çështje ndër-etnike./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button