Shpërthim i fuqishëm në qytetin rus të Shën Petërsburgut
Shpërthim i fuqishëm në qytetin rus të Shën Petërsburgut
Një shpërthim i fuqishëm ndodhi afër qytetit rus të Shën Petërsburgut.
Zjarri u shkaktua nga një shpërthim në tubacionin e gazit midis Berngardovka dhe Kovalev, sipas guvernatorit të rajonit të Leningradit, Alexander Drozdenko.
Sipas informacioneve të para lidhur me rastin, nuk u raportua për viktima.
Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale të këtij shpërthimi tregojnë në disa zona topin e zjarrit të dendur.
Shpërthimi në Shën Petërsburg vjen vetëm disa orë pasi një shpërthim i shkaktuar nga një rrjedhje gazi në një ndërtesë banimi vrau të paktën nëntë persona, përfshirë katër fëmijë, në ishullin rus të Sakhalin.