S’ka procedurë për diskriminimin e nxënësve në Çashkë, Jadrovski: Nuk kemi hasur në organizator të protestave

S'ka procedurë për diskriminimin e nxënësve në Çashkë, Jadrovski: Nuk kemi hasur në organizator të protestave

Gazetar: Avni Tahiri

Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi nuk ka hapur procedurë sipas detyrës zyrtare për diskriminim të nxënësve shqiptar në Çashkë. Kjo pasi sipas kryetarit të komisionit për mbrojtjen nga diskriminimi Igor Jadrovski, komisioni nuk ka hasur në ndonjë organizator konkret të protestave kundër paraleles shqipe në këtë komunë.

“Në këtë rast nuk hapem procedurë sipas detyrës zyrtare për arsye se nuk ka pasur ndonjë organizator specifik pas atyre protestave. Procedura për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi në këtë pjesë është e qartë dhe thotë që patjetër të dimë se kush është diskriminuesi potencial apo ndaj kujt mund të ngritët procedura, në rastin konkret për arsye se nuk kishte organizator konkret nuk e dinim kundër kujt të zhvillojmë procedurën dhe nuk mund të jepnim rekomandime që të plotësohet sepse ishin protesta spontane për të cilat nuk arritëm të marrim informata se kush është organizatori”, tha Igor Jadrovski, kryetar i Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi.

Sipas Jadrovskit ajo që ndodhi me protestat në Cashkë është shqetësuese dhe me mos ngritjen e procedurës nga ana e komisionit kundër diskriminimit nuk do të thotë që organet tjera kompetente nuk kanë hapësirë që të intervenojnë dhe të hetojnë këtë situatë.

“Kjo praktikë është shqetësuese por jo çdo sjellje e cila është shqetësuese mund të përfshihet nën seksionin e shqetësimit në kuptim të ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi dhe jo çdo shkelje e të drejtave mund të klasifikohet si diskriminim dhe për këto arsye ne nuk kemi hapur procedurë, që nuk do të thotë se nuk ka vend që organet e tjera kompetente të ndërhyjnë dhe të hetojnë këtë situatë”, shtoi ai.

Ndërkohë, procedurat kundër diskriminimit në arsim në vitin 2023 sipas Jadrovskit janë detektuar në pjesën e udhëtimit pa pagesë për nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët dhe po ashtu në lidhje me diskriminimin i prodhuar nga ligji i arsimit të mesëm që nuk parashikon asistent arsimor për nxënësit me nevoja të posaçme ku komisioni kundër diskriminimit ka rekomanduar ndryshime dhe shtesa të ligjit për këtë çështje./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button