Skaloni: Ende nuk e e di nëse Mesi luan në Botërorin 2026

Argjentina kampione e botës rikthehet në fushë në ndeshjen që do të luajë ndaj Ekuador. Një përballje e rëndësishme, pasi vlen për kualifikueset e Botërorit 2026. Përpara kësaj ndeshje ka folur trajneri Lionel Skaloni, që nuk ka harruar të përmendë Lionel Messi dhe mundësinë që ai të jetë në fushë edhe në botërorin 2026.
“Nuk e di nëse Mesi do të jetë në Botërorin e ardhshëm apo jo. Nuk e di edhe nëse Argjentina do të kualifikohet apo jo. Di vetëm që Mesi do të bëjë më të mirën e tij për të luajtur, pasi nuk ka qëllime të tjera”, tha Skaloni.
“Për ne është shumë e rëndësishme që ta kemi në fushë, ndaj nuk ka asnjë arsye për të nxituar rikthimin e tij. Unë ju pyes: A jemi të kualifikuar për në Botërorin 2026? Jo! Ndaj nuk e di nëse Mesi do të jetë në atë turne apo jo. Gjithsesi, ne e duam pranë”, tha Scaloni.
Në lidhje me gjendjen e “pleshtit”, që prej dy muajsh luan në Amerikë me ekipin e Inter Majami, trajneri argjentinas shpjegoi situatën.
“Bisedova me të në telefon një ditë më parë dhe më tha që është i disponueshëm për të luajtur me kombëtaren. Te Majami ka gjetur një vend ku është i dashuruar dhe është i lumtur duke luajtur futboll aty. Kjo është e rëndësishme”, tha mes tjerash Skaloni.