Skandal në Tesla: Filmuan klientët me kamera të fshehta

Skandal në Tesla: Filmuan klientët me kamera të fshehta

" "

Midis 2019 dhe 2022, një grup punonjësish të Tesla-s morën fshehurazi video private të makinave të klientëve dhe i ndanë ato me njëri-tjetrin, dhe disa nga videot ishin shumë private, thanë nëntë ish-punonjës të kompanisë për Reuters.

Disa nga videot e vjedhura nga punonjësit kapën klientët në disa “situata shumë të sikletshme”, shtuan dëshmitarët. Një ish-punonjës përshkroi një video që tregonte një burrë krejtësisht të zhveshur duke iu afruar makinës. U shpërndanë edhe video të përplasjeve dhe incidenteve rrugore.

Një video e vitit 2021 tregon një makinë Tesla që kalon me shpejtësi nëpër një zonë banimi dhe godet një fëmijë me biçikletë. Fëmija fluturoi në një drejtim, biçikleta në një tjetër. Videoja u përhap në zyrën e Tesla-s në San Mateo, Kaliforni, “si zjarri”, shtoi ish-punonjësi. Reuters raporton se kishte edhe regjistrime të tjera, por nuk i gjetën dot, të cilat ish-punonjësit thonë se nuk i ruajtën.

Kompania kërkon që pronarët e makinave t’u japin atyre leje për të përdorur ekranet me prekje përpara se Tesla të mbledhë të dhënat e tyre.

“Të dhënat tuaja ju përkasin juve”, thuhet në faqen e internetit të Tesla-s. Në seksionin e privatësisë, Tesla shpjegon se nëse një klient pranon të ndajë të dhënat e tij, “makina juaj mund të mbledhë të dhëna dhe t’i vërë në dispozicion të kompanisë për analiza”.

“Mund të ndihmojë më tej Teslën të përmirësojë produktet, pajisjet dhe të diagnostikojë problemet më shpejt.” Mund të bëhen gjithashtu video ose foto të shkurtra, por ato nuk janë të lidhura me llogarinë e klientit ose numrin e identifikimit të automjetit dhe nuk zbulojnë identitetin tuaj,” vëren faqja.

Karlo Plitz, një avokat gjerman i privatësisë, i tha Reuters se do të ishte e vështirë të gjendej një justifikim ligjor sipas ligjit evropian të mbrojtjes së të dhënave dhe privatësisë për një kompani që të ndajë pamjet e automjeteve në internet nëse nuk kishte të bënte me sigurinë dhe funksionalitetin e automjetit.

 

LEXO EDHE:

Back to top button