Skandal në “Tokio 2020”, atleti nuk dëshiron të garojë!

Garuesi nga Algjeri në disiplinën e xhudos, Fati Nurin, përgatiti skandalin e parë në Lojrat Olimpike “Tokio 2020”, pasi që vendosi që të shkojë në shtëpi, duke refuzuar që të përballet me kundërshtarin e tij nga Izraeli.

Shorti deshi që kundërshtari i tij Mohamed Adbull-Rasull nga Sudani, ndërsa në raundin e dytë do të sfidonte izraelitin Tohar Butbull. Për këtë arsye, Nurin nuk ka dashur që nis garat në shenjë të protestës ndaj sulmeve izraelite ndaj Palestinës.

“Kemi punuar shumë që të kualifikohemi në Tokio, mirëpo çështja palestineze është më e madhe,” ka deklaruar atleti nga Algjeia.

Feti, dy vite më parë, për arsye të njëjtë u largua nga Kampionati Botëror, pasi që duhej të luftojë ndaj garuesit të njëjtë nga Izraeli.

LEXO EDHE:

Back to top button