Skandal, trajneri falsifikon certifikatën për “Covid 19”?!

Trajneri i Verder Bremnit, Markus Anfang është akuzuar për falsifikimin e certifikatës për “Covid 19”, andaj ndaj tij është nis hetim zyrtar, pas të cilit mund të merr një dënim të ashpër. E përditshmja “Bild”, lansoi lajmin për certifikatën e rrejshëm, edhe pse trajneri Anfang, ka biseduar me drejtuesit e klubit, duke bindura ata se ai është vaksinuar.

Skuadra gjermane informoi opinionin sportiv për fillimin e hetimit për trjanerin e tyre, ndërsa me këtë rast i dha përkrahje, duke konsideruar se Anfang nuk ka shkelur rregullat.

“Të enjtën është hapur hetimi për përdorimin e rrejshëm të certifikatit për vaksinim nga trajneri Markus Anfang. Në bisedën private me drejtuesit e klubit, ai hodhi poshtë akuzat dhe potencoi se është vaksinuar,” thuhet mes tjera nga klubi gjerman.

LEXO EDHE:

Back to top button