Skandali me mazutin, Prokuroria po ndjek rastin

Pas skandalit për importin e vajit të deklaruar në mënyrë të rrejshme si mazut, Qeveria katër institucioneve u dha për detyrë t’i sqarojnë dilemat. Drejtoria e Doganave u ngarkua me detyrën të bëjë kontrolle në radhët e saj dhe të zbulojë se si karburanti i rrezikshëm që është i dëmshëm për shëndetin dhe jetën e qytetarëve arriti të marrë numër tarifor sikur të ishte mazut. Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Inspektorati i Mjedisit duhet të kryejnë inspektim të jashtëzakonshëm në “Eurotim”, por edhe në EURONIKEL- Kavadar dhe BRAKO- Veles, që sipas IRL e përdorin këtë lëndë djegëse të rrezikshme. Ndërsa, Ministria e Ekonomisë ka për detyrë të kontrollojë se çfarë më saktë kontrollohet gjatë importit në përputhje me rregulloren për cilësi të karburanteve të lëngëta dhe nëse rregullorja është respektuar. Qeveria paralajmëron përgjegjësi për lëshimet.

https://www.youtube.com/watch?v=ibWxV5rMbO0

Absolutisht, prandaj edhe janë ngarkuar të gjitha këto institucione, për të cilat kemi biseduar pak më parë, që në afat prej dy javësh të paraqesin raport, pas çka edhe të merren masa. Shteti ka treguar vazhdimisht se nuk do të bëjë kompromise kur bëhet fjalë për shëndetin e qytetarëve dhe mbrojtjen e mjedisit- deklaroi Dushko Arsovski, Zëdhënës i Qeverisë.

 Sipas Arsovskit, dogana ka marrë 84 mostra nga karburanti i rrezikshëm dhe në asnjë nga mostrat nuk është treguar se ka rritje të nivelit të squfurit. Parametra tjerë nuk janë matur.

Nga Prokuroria Publike thonë se ata janë duke ndjekur zhvillimet për ndotjen helmuese të ajrit, por nuk zbulojnë veprimet e tyre.

Prokuroria Publike

Prokuroria Publike i ndjek të gjitha ngjarjet, ndodhitë dhe në përputhje me kompetencat e saj vepron dhe do të veprojë në të gjitha rastet kur ekziston dyshimi se është kryer ndonjë vepër penale, gjegjësisht ku do të konstatojë elemente të veprave penale. Në të njëjtën kohë, nëse organe tjera kompetente, brenda kompetencave dhe veprimeve të tyre, përcaktojnë ekzistencën e dyshimit se janë kryer vepra penale, sipas ligjit, ata duhet të paraqesin padi në prokurori ose MPB”

Sipas IRL, pikërisht lënda djegëse e rrezikshme për shëndetin dhe jetën e qytetarëve është arsyeja për ajrin e ndotur në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë, gjegjësisht atje ku institucionet kanë përdorur mazutin e rrejshëm për ngrohje.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button