Skandali trondit OBSH-në/Të punësuarit akuzohen për sulme seksuale ndaj grave në Kongo

Organizata Botërore e Shëndetësisë po përballet me akuza serioze rreth disa skandaleve seksuale. Disa të punësuar pranë OBSH-së dyshohet se kanë kryer sulme seksuale mbi disa gra në Republikën Demokratike të Kongos. Disa femrave u është ofruar punë në këmbim të favoreve seksualse, ndërsa disa prej tyre kanë qenë viktima të përdhunimit.

Komisioni hetimorë për rastin në fjalë, nga 83 persona të përfshirë në skandal, ka identifikuar 21 të punësuar pranë OBSH-së.

“Gjëja e parë që dua t’u them viktimave dhe të mbijetuarve është se më vjen keq. Më vjen keq për gjithçka që keni vuajtur nga njerëzit që ishin të punësuar nga OBSH dhe të cilët duhej të ishin në shërbimin tuaj dhe t’ju mbronin” , tha kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, pasi pranoi se kjo ishte një ditë e vështirë për Organizatën.

DW, BBC

LEXO EDHE:

Back to top button