Kurti pret Von der Leyen: Serbia po merr fonde nga BE, por armatoset nga Rusia

Kryeministri Albin Kurti gjatë konferencës së përbashkët me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen tha se e vetmja rrugë e Kosovës është Bashkimi Europian.

Kurti iu referua tensioneve të fundit në Veri për shkak të reciprocitetit të targave, teksa u shpreh se ndryshe po vepron Serbia që ‘merr fonde dhe donacione nga BE dhe armatoset nga Rusia e Kina’.

“Nuk kemi marrë ndonjë vendim të ri në këtë drejtim, por një dakordësi të vjetër. Serbia kësaj iu përgjigj me manovra ushtarake. Unë kam kërkuar që të dënohen sulmet në Zubin Potok, pas kërcënimeve serbe. Fatkeqësisht ndodhemi në një situatë kur Serbia merr fonde nga BE, por nuk demokratizohet dhe militarizohet nga Rusia dhe Kina”, tha ai.

Nga ana e saj presidentja e KE shprehu shqetësimin për tensionin e krijuar në Veri, ndërsa tha se është me rëndësi për Kosovës të ecë në rrugën e evropiane duke nisur nga normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë përmes dialogut dhe marrëveshjeve.

“Është me rëndësi të ecim në rrugën e evropiane. Të bëhet normalizimi i raporteve me Serbinë. Jam e shqetësuar me krizë në Veri, duhet çtensionuar situata duke u kthyer në dialogun e lehtësuar nga BE si platforma e vetme për të zgjidhur situatën”, tha znj. Von der Leyen.

 

LEXO EDHE:

Back to top button