Skandaloze, trajneri i Brazilit kërkoi nga lojtarët të “falsifikonin” lëndimet në klube

Përzgjedhësi i kombëtares së Brazilit, Adenor Leonardo Baki, i njohur më mirë si Tite, ka shkaktuar një skandal të vërtetë para fillimit të Kupës së Botës në Katar. Gazeta e respektuar braziliane “Globo” raportoi se Tite urdhëroi lojtarët e tij të falsifikonin lëndime në klube në mënyrë që të mos rrezikonin një dëmtim të vërtetë.

Burimi i këtij informacioni është Gabriel Barbosa, i cili ka zbuluar për mediat detajet e bisedës me përzgjedhësin. Thuhet se Tite ishte mjaft i pasjellshëm me sulmuesin e Flamengos, i cili refuzoi ta thërriste atë në Katar.

“Tite u ka kërkuar lojtarëve të falsifikojnë lëndime për të shmangur paraqitjen për klubet e tyre në periudhën e ardhshme. Gabriel e pyeti Titen se çfarë lloj dëmtimi duhet të falsifikojë dhe ai mori përgjigjen se nuk ka nevojë ta bëjë këtë, sepse nuk do të jetë në listën e pasagjerëve për Kupën e Botës”, tha Barbosa.

Aktualisht vetëm Riçarlison nga Totenham dhe asi i Uest Hamit, Lukas Pakueta janë ankuar për lëndime, por mediat braziliane pohojnë se ata do të luajnë në Botëror.

Brazilianët janë në Grupin G në Kupën e Botës, së bashku me Serbinë, Zvicrën dhe Kamerunin.

LEXO EDHE:

Back to top button