S’kanë fund telashet për Barcelonën  

Skuadra e Barcelonës ka konfirmuar lëndimet e dyshes: Zhordi Alba dhe Pedri, të cilët u lënduan në humbjen 0-3 ndaj Bajern Munihut.

“Lojtari i ekipit të parë, Pedri ka lëndim me muskuj në kofshën e majtë. Lojtari nuk do jetë gati dhe shërimi do jetë delikatë deri në rikthim. Testet e kryera të mërkurën në mëngjes mbi lojtarin e Zhordi Alba tregojnë se ka dëmtim në ije në kofshën e tij të djathtë”, thuhet në komunikatën e skuadrës katalonase.

Ndërkohë, mediat spanjolle raportojnë se Alba do jetë jashtë fushës për 3-4 javë, kurse Pedri për 2-3 javë.

LEXO EDHE:

Back to top button