Skenaristët dhe studiot në Hollywood kanë arritur një marrëveshje në parim për t’i dhënë fund grevës

Skenaristët dhe studiot në Hollywood kanë arritur një marrëveshje në parim për t'i dhënë fund grevës

Skenaristët e Hollivudit, greva e të cilëve ka paralizuar industrinë e filmit për gati pesë muaj, thanë mbrëmë se kishin arritur një marrëveshje në parim me studiot që do t’i lejonin ata të kthehen në punë.

– Ne kemi arritur një marrëveshje në parim që mund të çojë në një marrëveshje të re pagash, tha në një letër drejtuar anëtarëve Shoqata e Shkrimtarëve të Hollivudit (WGA), duke shtuar se marrëveshja ka të bëjë me “mbrojtjen e skenaristëve në të gjithë sektorët e aktiviteteve të tyre”.

Në letrën, të cilën e kanë parë disa agjenci të lajmeve, nuk jepen detaje të marrëveshjes, por bëhet me dije se detajet janë duke u përpunuar dhe fjalën e fundit do ta thonë anëtarët.

Disa mijëra skenaristë të filmave dhe televizioneve kërkuan paga më të mira, çmime më të mira në para për krijimin e shfaqjeve dhe filmave hit dhe mbrojtje nga inteligjenca artificiale në fillim të majit.

Aktorët iu bashkuan atyre në mes të korrikut.

LEXO EDHE:

Back to top button