Skenat e festimeve dhe tubimeve pa maska ​​në Katar kanë acaruar shikuesit të cilët i kanë kërkuar që të mos mblidhen për të parë ndeshjet

Zhengzhou, një qytet në Kinën qendrore që është shtëpia e një fabrike të madhe iPhone, urdhëroi mbylljen e gjashtë milionë njerëzve pasi një rritje e rasteve me Covid-19 shkaktoi protesta të mëdha në qendrën industriale.

Qindra punëtorë – protestues para fabrikës u përballën me policinë të armatosur me shkopinj dhe të veshur me kominoshe të bardha për t’u mbrojtur nga infeksioni. Menjëherë pas kësaj, zyrtarët e qytetit urdhëruan një fushatë në shkallë të gjerë për të testuar për virusin korona në disa lagje që janë mbyllur për pesë ditë, duke filluar nga mesnata e së premtes.

Banorët e qendrës së qytetit nuk mund të largohen më nga lagjja e tyre pa një test negativ dhe pa leje nga autoritetet lokale. Ata këshillohen të mos largohen nga lagjja e tyre nëse nuk është absolutisht e nevojshme. Këto masa prekën gjysmën e popullsisë së Zhengzhou dhe nuk vlejnë për pjesën e qytetit ku ndodhet fabrika e iPhone, ku punëtorët iu nënshtruan masave të rrepta disa javë më parë.

 

LEXO EDHE:

Back to top button