Zyrtari i OBSH-së viziton spitalet e dëmtuara në Dnipro

Zyrtari i OBSH-së viziton spitalet e dëmtuara në Dnipro

Drejtori evropian i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka vizituar spitalet e dëmtuara dhe ka folur me stafin mjekësor në qytetin e Dnipros.

Hans Kluge shprehu pikëllimin e tij për situatën e shkaktuar nga sulmet ruse ndaj objekteve të shëndetësisë, duke i etiketuar një shkelje e ligjit ndërkombëtar.

Rusia ka mohuar të ketë shënjestruar infrastrukturën civile, por spitalet në të gjithë Ukrainën janë dëmtuar ose shkatërruar nga sulmet. Më e fundit është shkatërrimi maternitetit në Zaporizhzhia, ditën e djeshme.

Gjatë vizitës së Kluge në Dnipro, në Ukrainën qendrore, ai i dhuroi një gjenerator të energjisë elektrike spitalit i cili po funksiononte në errësirë pas granatimeve.
Zyrtari i OBSH-së deklaroi se të paktën 700 objekte mjekësore ishin shënjestruar në Ukrainë që nga fillimi i luftës.

LEXO EDHE:

Back to top button