Ski, gara nis në Zvicër e mbyllet në Itali!
Për herë të parë në historinë e garave të Kupës së Botës në ski do të zhvillohet një garë e cila do të nisë në një shtet dhe përfundojë në një shtet tjetër. Bëhet fjalë për një garë të disiplinës të zbritjes së lirë, e cila do të nisë në Zvicër dhe përfundojë në Itali.
Kjo garë do të nisë në lartësinë 3899 metra, në një zonë zvicerane të guajtur Gobba di Rollin. Ndërkohë që, finishi i saj do të jetë në lartësinë 2814 metra, në zonën italiane të quajtur Laghi Cime Bianchi. Pra, gjatësia e pistës do të jetë diçka më shumë se 1000 metra.
Kjo garë do të zhvillohet në zonën e njohur të skive në Cervino, ku zakonisht zhvillojnë stërvitje skiatorët, por këtë herë është bërë e mundur kombinimi i pistave. Për të realizuar këtë garë, që do të zhvillohet për herë të parë vitin tjetër, janë angazhuar federatat e të dyja vendeve./Telesport/







