Skiatori polak triumfon në “Katër kërcimoret”

Polaku Kamill Shtoh , për herë të tretë është fitues i turneut “Katër kërcimoret”. Skiatori polak shënoi fitore bindëse në kërcimoren e fundit Bis’Shofen. Ai shënoi kërcime prej 139 metra në serinë e parë dhe 140 metra në serinë e dytë, duke siguruar 300.7 pikë, ose 20.3 pikë më shumë Mraius Ludvig në vendin e dytë nga Norvegjia (137 m dhe 140.5 m). Në vendin e tretë u ndal gjermani Karl Gajger.

Shtoh ishte në vendin e parë në renditjen e përgjithshme të turneut “Katër kërcimoret” dhe para garës në Bis’Shofen, ndërsa me këtë fitore vetëm e zgjëroi epërsinë në renditjen e përgjithshme.

Për polakun Shtoh është triumfi i tretë në turneun tradicional, pas vitit 2017 dhe 2018. Kujtojmë se polaku tr evite më parë shënoi fitore në katër kërcimoret.

LEXO EDHE:

Back to top button