Në muajin e tetë të shtatzënisë, Chiara Ferragni emocionon me ekon 3D të bebushes

Çifti italian shumë i dashur për publikun, Chiara Ferragni dhe Fedez, shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të dytë.Djali i tyre bukurosh, Leo, do të bëhet me motër dhe familja e tyre është në qiellin e shtatë nga lumturia.

Chiara dhe Fedez vendosën ta ndajnë këtë lajm të bukur me publikun shumë shpejt pasi e mësuan, ndërsa blogerja nuk i ka kursyer aspak momentet e shtatzënisë në rrjete sociale.

Ajo ndan shumë shpesh me fansat foto ku tregon barkun e rrumbullakosur, ndërsa sot ka treguar ekon 3D të bebushes, duke i emocionuar të gjithë.

Sigurisht ky është një prej momenteve më të bukura për çdo prind që mund të shohë thuajse të qartë portretin e foshnjës që do të vijë në jetë.

“Ckemi vogëlushe”- shkruan Chiara krahas videos që ka ndarë në Instagram.

Fansat kanë nisur të vrasin mendjen për emrin që dyshja do t’i vendosë të voglës.

Megjithëse s’kemi asnjë deklaratë nga Chiara dhe Fedez, fansat e kanë gati një emër për ta!

Emri më i votuar prej tyre është Aurora, por nëse çifti nuk bie dakord, kanë edhe dy opsione të tjera: Peppina dhe Genara.

LEXO EDHE:

Back to top button