Skoci, Selltiku vetëm 2 tituj larg Renxhersit

Mijëra tifozë ishin mbledhur në “Celtic Park” për të përshëndetur skuadrën pasi fituan titullin e dytë radhazi në Premier Ligën e Skocisë.  “The Hoops” mposhtën me dhjete futbolliste ekipin e Hearts (2-0) për të fituar titullin e tyre të 53-të të ligës dhe tifozët nuk vonuan shumë për të nisur festimet. Seltiku tani afrohet me 2 tituj larg Ranxhersin, qe ka 55 (rekord në Europë).

“Brigada e Gjelbër” qarkulloi në internet imazhe duke ftuar tifozët t’i bashkohen në stadium dhe të mirëpresin kampionët në fuqi në shtëpi. Përpara mbërritjes së autobusit të ekipit, mijëra tifozë krijuan një det bardh e gjelbër jashtë stadiumit.

Fëmijët u fotografuan duke valëvitur flamuj dhe tymi jeshil nga pyro mbushi ajrin ndërsa tifozët në pritje prisnin në “Celtic Way” dhe jashtë tribunës kryesore që lojtarët të bënin harkun e tyre.  Mijëra tifozë prisnin jashtë “Celtic Park” lojtarët që ktheheshin nga “Tynecastle”./Telesport/

LEXO EDHE:

Back to top button