Skocia “deklason” Ukrainën dhe merr vendin e parë në grup

Kombëtarja e Skocisë, ka fituar pa problem ndaj Ukrainës me rezultatin 3-0, në ndeshjen e vlefshme për grupet e Ligës së Kombeve.

Pjesa e parë është mbyllur në barazimin pa gola, edhe pse skocezët janë treguar të rrezikshëm. Pjesa e e dytë ishte pothuajse i njëjtë deri në minutën e 70-të, ku Skocia gjen rrjetën e portës me anë të MekGin.

Vendasit dominuan totalishtë situatën, ku madje në minutën e 80-të dyfishojnë shifrat me anë të Dajks. Skocezët nuk u mjaftuan me kaq, pasi në minutën e 87-të Dajks shënon përsëri.

Kështu, me këtë fitore, Skocia zë vendin e parë në grup me 9-të pikë, ndërsa Ukraina e ndjek nga pas me 7-të pikë./abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button