“Skopsko”, partner zyrtar i FFM-së dhe Maqedonisë

Para godinës së FFM-së, u zyrtarizua bashkëpunimi në mes Federatës së Futbollit të Maqedonisë dhe Birarisë së Shkupit, me qëllim të përkrahjes së përfaqësues së Maqedonisë në futboll, e cila do të paraqitet për herë të parë në Kampionatin Evropian 2020.
PROMOVOHET HIMNI I TIFOZËVE “SHKOJMË NË EVROPIAN”
Me këtë rast u prezantua edhe kampanja me moton “Së bashku edhe gjithçka është e mundur”, pjesë e së cilës ishte edhe promovimi i himnit të tifozerisë me titull “Shkojmë në Evropian”.
Muamed Sejdini, presidenti i FFM-së
“Më gëzon fakti që njëri ndër brendet më të njohura , “Skopsko” bëhet pjesë e familjës së futbollit. Këtë partneritet së bashku e meritojmë. Është një definicion për sukses dhe fitoret e reja. Është mirë kur kemi përkrahës në anën tuaj. Përfaqësuesja jonë si asnjëherë më parë e ka përkrahjen nga të gjitha anët……Besoj se që së bashku do ti gëzohemi fitoreve të reja, me shpirt dhe zemër do të përkrahim përfaqësuesën tonë dhe do të festojmë me “Gëzuar – për fitoret e reja”.
Goran Sladiq, drejtori i përgjithshëm i “Pivara Skopje”
“Më lejoni që në emrin tim dhe të Birarisë së Shkupit të urojë përfaqësuesen e Maqedonisë në futboll për suksesin unikal siç është kualfikimi në Kampionatin EVropian. Ju e dini që “Skopsko” është një partner I dëshmuar i sportit dhe e dini që jemi 40 vjet partner të përfaqësueses sonë. Dhe në ditën e sotme, jemi edhe zyrtarisht partner zyrtar i përfaqësues së Maqedonisë në futboll. Nëse ka ndonjë fjalë me të cilën do të tregojmë se çka do të thot kjo për ne, atëherë unë mund të them se jemi krenar dhe të lumtur që mund të jemi pjesë e historisë dhe storjet së mrrekullueshme, siç është kualifikimi në Kampionatin Evropian.
Në drejtim të krijimit të atmosferës më të mirë për tifozët, para dhe gjatë Kampionatit Evropian, në treg janë lançuar kanaqet e specializuara “Skopsko” dhe “Skopsko Smoth”, që janë dedikuar për përfaqësuesen e Maqedonisë në futboll. Kujtojmë se Maqedonia, sfidën e parë do të zhvillojë më 13 qershor, kur në Bukuresht, do të takohet me kombëtaren e Austrisë. (M.TH.)