Skuadra angleze dërgon ofertë joshëse për Armando Brojën

Armando Broja do të largohet nga Çellsi gjatë afatit kalimtar veror, pasi nuk bën pjesë në planet e klubit londinez. Në fakt sulmuesi shqiptar ka kontratë afatgjate me Çellsin, por trajneri Maurisio Poketinjo nuk e ka marrë fare me vete në turneun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi argjentinasi nuk llogarit në shërbimet e tij.

Uest Hem Junajted është skuadra më e interesuar për transferimin e shqiptarit dhe pas largimit të Xhanluka Skamaka-s tani londinezët do të futen në ofensivë për Brojën. ‘The Guardian’ ka raportuar se brenda kësaj jave ‘Çekanët’ do të dërgojnë një ofertë që e kap shifrën e 30 milionë funteve për Brojën, shumë që pritet ta kënaq Çellsin.

Lëndimi i Kristofer Nkunku ka ndërlikuar pak gjërat dhe Çellsi nuk do të ngutet për të pranuar ofertën nga Uest Ham, pasi qëllimi është të nënshkruajnë edhe me një tjetër sulmues, pastaj do ta lejojnë largimin e Brojës. Gjithsesi sulmuesi shqiptar është i etur për të luajtur pasi vjen pas një kohe të gjatë lëndimi dhe dëshiron të ketë minuta të plota.

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button