Skuadra e Dritës mbyll bashkëpunimin me 6 futbollist

Drita e Bogovinës stinorin vjeshtorë në Ligën e Dytë – Perëndim e mbylli në pozitën e fundit, me vetëm 10 pikë. Përkundër disa përforcimeve të bëra para fillimit të sezonit aktual, të njëjtat nuk rezultuan pozitive, madje dhe ndërrimi i trajnerëve, me ç’rast skuadra sërish iu rikthye ADN-së, duke i’a besuar postin Ardian Imerit, i cili në pranverë do të ketë për detyrë për të shpëtuar skuadrën nga rënia një kategori më poshtë. Ndërkohë për t’ia arritur këtij qëllimi, këtyre ditëve drejtuesit e skuadrës në bashkëpunim me trajnerin Imeri po shohin mundësinë e afrimeve të reja.

Drita e Bogovinës është shumë afër 3 përforcimeve të reja, emrat e të cilëve së shpejti pritet të bëhen publike, ndërkohë gjithashtu mësuam se nga skuadra janë larguar 6 futbollistë.

Pjesë e Dritës së Bogovinës në stinorin pranveror nuk do të jenë Zoran Baldovaliev, Sumer Hasan, Musli Lika, Osman Daci, Jeton Shahini dhe Zirap Imeri. Të gjithë këto emra drejtuesit e Dritës pritet ti zëvendësojnë me emra të rinj./Infosport.mk/

LEXO EDHE:

Back to top button