Besimi Për herë të parë Buxhet-2021 do të ketë një parashikim 5-vjeçar

Ministri i Financave Fatmir Besimi i ftuar në emisionin “Magazina ekonomike” në Alsat, shpalosi Buxhetin për vitin 2021 ku tha se për herë të parë kemi të bëjmë me një parashikim 5-vjeçar. Sipas tij, 3 pikat kresore të këtij parashikimi 5-vjeçar janë konsolidimin financiar, strategjia për rimëkëmbje ekonomike, plani i investimeve publike 2021-2025.

Karakteristike e këtij buxheti të sivjetshëm është se për herë të parë kemi një parashikim 5-vjeçar. Sepse kur flasim për rritjen e standardit të qytetarëve edhe rritjen ekonomike, padyshim se duhet të bëjmë një parashikim disa vjeçar, ndoshta kjo mban edhe rriskun e saj politik, megjithatë ne duhet të marrim guximin dhe të mbajmë përgjegjësi edhe për këtë. Në ketë parashikim 5-vjeçar kemi brenda; konsolidimin financiar, strategjia për rimëkëmbje ekonomike, plani i investimeve publike 2021-2025- tha Besimi.

LEXO EDHE:

Back to top button