Eneda Tarifa pozitive me Covid 19, vetëizolohet bashkë me vajzën e saj

Eneda Tarifa ka zbuluar ditën e sotme se është prekur nga koronavirusi dhe se është vetëizoluar menjëherë bashkë me vajzën e saj. Ajo ka treguar se ka humbur shijen dhe kjo e ka shtyrë të bëjë tamponin. Eneda është shprehur se dhe vajza e saj ka qenë në gjendje gripale për dy ditë me temperaturë 37.5-37.9.

- Advertisment -

“Dje më iku shija dhe kjo ishte një shtysë që të bëja tamponin dhe dola pozitive. Rezultoi që ta kem marrë nga diku, por nuk e di se nga ku, sepse unë jam shumë e kujdesshme. Jam asimptomatike, nuk ndjej asgjë, e vetmja që më shtyu të bëja tampon ishte fakti që humba nuhatjen, ndërkohë që unë jam një qejflie ushqimi e jashtëzakonshme dhe kur nuk ndjej shijen e ushqimit ndihem keq. Tani po pi një kafe dhe nuk e di fare çfarë shije ka. Shpresoj të mos përkeqësohem, por mesa duket ky është maksimumi i simptomave të mia”, është shprehur Eneda gjatë një videoje live në Instagram.

Ajo ka thënë se do i mungojë shumë “Portokalli”-a, por ky është një detyrim ndaj vetes, miqve dhe të afërmve për t’u izoluar. Eneda ju ka bërë thirrje të gjithë atyre që janë të infektuar të mos dalin nga shtëpia, sepse çdo punë tjetër pret.

Eneda ka thënë se është shumë optimiste si njeri dhe se është e bindur që do e kaloje lehtë edhe këtë situatë. Ajo shtoi se nuk po merr asnjë mjekim, sepse nuk ka asnjë shenjë të dukshme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eneda Tarifa (@enedatarifa)

LEXO EDHE:

Back to top button