Besimi: Buxheti 2021 përbëhet nga 4 shtylla kryesore

Ministri i Financave, Fatmiri Besimi, i ftuar në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat shpalosi buxhetin për vitin 2021 ku tha se ky buxhet do të jetë buxheti i rritjes ekonomike më i larti i krahasuar me vitet e tjera deri tani. Ai tha se ky buxhet përbëhet nga 4 shtylla kryesore siç janë; menaxhimi i Kovidit, përshpejtimi i rritjes ekonomike; rritja e aftësisë konkurruese të ekonomisë; investimet në kapitalin human.

Buxhetit për vitin 2021 përbëhet nga 4 shtylla kryesore. Shtylla e parë e buxhetit është të menaxhojmë efektet që do na sjellë Kovidi, duke përfshirë edhe aspektin shëndetësor, por edhe atë ekonomik dhe ruajtjen e vendeve të punës. Shtylla e dytë ka të bëjë me përshpejtimin e rritjes ekonomike, duke përfshirë të gjitha investimet në infrastrukturë, digjitalizimi, etj. Shtylla e tretë është rritja e aftësisë konkurruese të ekonomisë, këtu nënkuptojmë të gjitha politikat që përkrahin investimet, inovacionet, eksportet, investimet e huaja dhe konkurrenca rajonale. Shtylla e katërt është ajo e investimit në kapitalin human, që nënkupton një arsim cilësor, arsim të adaptuar në kërkesat e tregut dhe shëndetësi të qëndrueshme- tha Besimi.

LEXO EDHE:

Back to top button