Skuadra e NBA-s shitet për 1.5 miliardë dollarë

Skuadra e Minesotës, pritet të ndryshojë së shpejti pronësi. Sipas mediave amerikane, pronari aktual Glen Tejllor ka arritur një marrëveshje për të shitur kuotat e ekipit të NBA-së te dyshja Aleks Rodrigez dhe Mark Lore, që do të jenë pronarët e rinj. Tejllori e ka blerë skuadrën e Minesotës në vitin 1994 për vlerën e 88 milionë dollarëve. Ndërkohë që, ai pritet ta shesë atë të pronarët e rinj për vlerën marramendëse të 1.5 miliardë dollarë.

 

Aleks Rodrigez dhe Mark Lore kanë konfirmuar se bisedimet për blerjen e Minesotës, kanë shkuar mirë.

“Mezi presim të hyjmë në një fazë të re të bisedimeve me Glen Tejlorin. Kemi respekt për të dhe për gjithçka ai ka ndërtuar në këto vite, një bazë për të ardhmen. Jemi entuziastë për të njohur sistemin organizativ të Minnesota, lojtarët dhe fansat”, thanë dy pronarët e rinj.

 

Ky proçes pritet të zgjasë deri në dy vjet. Pronarët e rinj fillimisht do të hyjnë në organizatë si ortakë në minorancë, për të marrë më pas kontrollin total të klubit në vitin 2023. Pronarët e rinj kanë rënë dakord që qendra e skuadrës të jetë sërish në Mineapolis.

 

LEXO EDHE:

Back to top button