Skuadra gjermane “e detyruar” të shes yjet e saja

Sipas të përditshmes “Kicker”, skuadra e Borusia Dortmund nuk po kalon një moment të mirë financiar. Sipas prestigjiozes gjermane, klubi nga “Signal Iduna Park” ka probleme ekonomike dhe për këtë arsye do të detyrohen të heqin dorë nga një lojtar si Xhadon Sanço, në merkaton e verës.

 

E ardhmja e yllit anglez duket se është vendosur dhe është pikërisht largimi nga Dortmund. Ekipi favorit për të firmosur me Sançon është padyshim Man. Junajted, por nuk mbeten pas edhe Liverpulli dhe Çellsi. Kërkesa e Dortmund është 120 milionë euro, por “Kicker” raporton se kjo kerkesë mund të ulet akoma më shumë, pasi arkat e klubit të Dortmund duhet të mbushen patjetër.

LEXO EDHE:

Back to top button