Skuadra kosovare e futsallit do të luajë në Bundesligë

Skuadra kosovare e futsallit nga Gjermania, FC Liria Berlin, sezonin e ardhshëm do të garoj në Bundesligë.

Pas fitores së thellë 6-1 ndaj Sparta Futsal HSC, Liria siguroi plasmanin në nivelin më të lartë të futsallit në Gjermani.

Ky është ekipi i parë i mërgatës shqiptare që arrin një sukses të tillë. Në fitoren e sotme, ishte i pranishëm edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti. /IndeksOnline/

LEXO EDHE:

Back to top button