Skuadra nga Premier Liga kërkojnë Nejmarin, PSZH cakton çmimin

Tri skuadra në Premier Liga janë vënë në ndjekje të sulmuesit brazilian Neimar, që luan me ekipin e PSZH-së në Francë. Kontrata e 31-vjeçarit me kampionët e Francës skadon në vitin 2025, por dëmtimet e shpeshta dhe pakënaqësitë duket se mund të çojnë në një mbyllje të parakohshme të saj.

Sipas “fichajes”, ekipet e Man. Siti, Çellsi dhe Man. Junajted synojnë të sjellin në Premier Ligë, sulmuesin Nejmar. Skuadra e PSZH-së gjithnjë ka thënë se është e gatshme të diskutojë për shitjen e yllit të saj, vlera e të cilit tashmë vërtitet rreth 70 milionë euro.

Nejmar u ble për 222 milionë euro në vitin 2017, por me PSZH ka fituar vetëm në Francë dhe asnjë trofe në Europë. Ky mund të jetë vitit i rithemelimit për PSZH, pasi edhe Lionel Mesi mund të largohet, andaj klubi do të dëgjojë të gjitha oifertat që mund të vijnë për Nejmarin, sidomos ato nga Anglia.

LEXO EDHE:

Back to top button