Sllovakia, vendi me numrin më të lartë të vdekjeve për 100.000 banorë

Sllovakia është bërë vendi me numrin më të lartë të vdekjeve në raport me numrin e banorëve, pas rritjes së fundit në numrin e njerëzve që vuajnë nga lloje shumë ngjitëse të COVID. Pavarësisht masave të forta kufizuese në shtatë ditët e fundit, numri i vdekjeve për 100,000 banorë u rrit nga 1.68 në 1.78, tregojnë të dhënat e sotme nga Universiteti Johns Hopkins.

Portugalia ishte në krye të listës për më shumë se tre javë, kështu që ra në vendin e dytë me 1.48 vdekje për 100.000 banorë.

“Faktori më domethënës për shkak të të cilit numri i rasteve të reja në Sllovaki nuk ka rënë është qarkullimi i lartë i llojit të ri të zbuluar në Britaninë e Madhe,” tha për AP, Marek Majdan, një epidemiolog sllovak nga prorektori i Universitetit të Trnava AP.

Në fillim të këtij muaji, qeveria njoftoi se një lloj shumë ngjitës i COVID nga Britania ishte bërë dominuese në Sllovaki, me rreth 74 për qind të rasteve të reja që kishin këtë lloj të virusit.

“Mbyllja, e cila ishte efektive kundër llojit të mëparshëm, dha rezultate, por tani nuk jep kundër virusit britanik,” tha Maidan, ndërsa ministri i Shëndetësisë, Marek Krajci, shtoi se kjo është një përqindje tepër e madhe e pacientëve./Kosovapress

LEXO EDHE:

Back to top button