Slot: Ndeshja e fundit me Liverpulin? Nuk mund ta them

Trajneri i Liverpulit, Arne Slot, foli për “Sky Sport” në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Interit, e vlefshme për xhiron e 6-të. Ai shpjegoi çfarë i duhet skuadrës së tij për t’u larguar nga “San Siro” me tre pike.

 

“Do të jetë shumë e vështirë sepse përballemi me një skuadër të madhe, që ka nisur shumë mirë në Itali dhe në Europë dhe ka qenë shumë e fortë në sezonet e fundit në Ligën e Kampionëve. Vitin e kaluar humbi me PSZH-në, ne e dimë mirë çfarë do të thotë”.

Në lidhje me vendimin për të mos thirrur Mohamed Salah, Slot u shpreh:

 

“Vendimi për të mos e aktivizuar kundër Interit tregon reagimin tonë. Nuk i prisja fjalët e tij. E di që lojtarët janë të pakënaqur kur nuk luajnë, por sigurisht nuk mendoja se do të reagonte në atë mënyrë”.

 

Më tej, në konferencë për shtyp, ai shtoi:

 

“A mi drejtoi fjalët mua? Vetëm ai mund të përgjigjet. Është e vështirë të kuptosh se për kë fliste. Nuk kam folur me të pas ndeshjes me Lidsin, vetëm i komunikuan se nuk do të udhëtonte. Nuk besoj se marrëdhënia është prishur, ai ka të drejtë të ndiejë çfarë ndien, është treguar shumë i respektueshëm, është stërvitur fort dhe u befasova pak pas komenteve. Por nuk është hera e parë dhe as e fundit që një lojtar flet kështu kur nuk luan. Duhet të kuptoj dhe të hamendësoj pse foli në atë mënyrë. Ka të drejtë të ketë ndjenjat e tij, por nuk ka të drejtë t’i shprehë ato në media. Ndeshja e fundit me Liverpulin? Nuk mund ta them”.

LEXO EDHE:

Back to top button