Smogu i helmon qytetarët deri në pranverë

Laboratori Qendror Shtetëror i Mjedisit Jetësor, i cili është pjesë e Ministrisë së Ekologjisë, ende nuk është i akredituar për matjen e cilësisë së ajrit. Që të mund zyrtarisht të jep rezultate, nevojiten mjete të reja dhe trajnim i të punësuarve. Njëri prej tyre është në proces të sjelljes në vendin tonë. Por, më pas do të ketë procedurë të gjatë akreditimi.

 Filtrat e grimcave PM 10 që ne i matim çdo ditë si grimca totale PM10 me atë instrument do të mund të përcaktohet përbërja e tyre, jo saktësisht përbërja e tyre, por origjina e grimcave PM. Nëse janë si rezultat i naftës, drurit, etj. Deri më tani, analiza të tilla janë bërë vetëm jashtë vendit- deklaroi Afrim Latifi, Laboratori Qendror i Mjedisit Jetësor.

Këtë vit, për laborator do të prokurohet edhe një instrument për të matur emetimet e gazrave të mbeturinave nga burimet e stacionuara, përkatësisht objektet. Edhe për këtë do të duhet trajnim i stafit, por në këtë institucion punojnë vetëm 10 persona, disa prej tyre para pensionimit.

Që të funksionojmë në mënyrë normale, mendoj se kemi nevojë për të paktën gjashtë persona të tjerë që të punësohen dhe më pas të trajnohen në mënyrë që të vazhdojnë të punojnë normalisht në analiza- pohoi Afrim Latifi, Laboratori Qendror i Mjedisit Jetësor.

Laboratori Qendror mori shtatë akreditime në mars. Gjashtë për cilësinë e ujit dhe një për zhurmë. Këto analiza janë më të dobishme për inspektorët e mjedisit të cilët mund t’i paraqesin ato si prova në gjykatë. Megjithatë, inspektorët ende nuk do të kenë një mundësi të tillë kur bëhet fjalë për cilësinë e ajrit, derisa laboratori shtetëror të marrë akreditimin për të matur ndotjen e ajrit.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button