Sofia Goxha, dominon garën e lëshimit me ski

Kampionia olimpike e vitit 2018, Sofia Goxha, vazhdon dominimin në garën e lëshimit me ski, pasi që triumfoi edhe në garën e fundit të Kupës së botës, e cila u zhvillua këtë fundjavë në “Val D’Izer” në Francë. Për italianen Goxha është fitorja e shtatë radhazi dhe e 15 -ta në përgjithësi, pasi që përshkoi pistën franceze me kohë: 1 minutë, 41 sekonda e 71 të qindtat. Me vonesë prej 27 të qindtave, në cak erdhi amerikania Briz Xhonson, para austriakes Miriam Puhner, e cila mbylli garën me vonesë prej 91 të qindave nga fituesja e garës. Kujtojmë se Sofia Goxha, me këtë fitore u ndal në vendin e parë të renditjes në këtë disiplinë dhe me 10 pikë më shumë se amerikania Mikaella Shifrin. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button