Dhjetëra të vdekur nga tajfuni në Filipine

Mbi 30 persona besohet se kanë vdekur dhe shumë të tjerë konsiderohen të zhdukur pas stuhisë së fuqishme që goditi Filipinet. Prej ditës së enjte, tajfuni Rai ka goditur ishujt në juglindje të Filipineve, duke shkatërruar shtëpitë. Erërat arritën deri në rreth 190 kilometra në orë. Kjo është stuhia më e fuqishme që ka goditur Filipinet këtë vit, duke shtuar dëme të mëdha në infrastrukturë dhe duke lënë tre milionë banorë pa energji elektrike. Agjencia për katastrofa e Filipineve tha se numri i viktimave ka arritur në 31. Ekipet e shpëtimit po tentojnë që të ndihmojnë njerëzit në zonat më të prekura. Në ishullin Siargo të Filipineve, autoritetet thanë se tajfuni kishte bërë dëme të mëdha dhe se shuma e dëmeve llogaritet të jetë mbi 400 milionë dollarë./Alsat.mk

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button