Solskjaer: Lojtarët e sotëm janë të dobët, ankohen menjëherë te…

Ish-trajneri i Man. Junajtedit, Ole Gunar Solskjaer thotë se nuk ka shumë lojtarë nga ekipi aktual që mund të përballojë të jetë pjesë e skuadrës që fitoi Triplete-n në vitin 1999. Solskjaer thotë se beteja mendore ishte një pjesë kyçe e triumfit të famshëm.

“Ishte thjesht një dhomë zhveshjeje fantastike e mbushur me liderë dhe fitues. Ne vërtet e urrenim humbjen. Kishte zënka pas ndeshjeve nëse nuk kishim luajtur mirë dhe kjo ishte ajo që duhej,” tha Solskjaer sipas Goal.com.

 

“Ishte e nevojshme të zgjoheshim ndonjëherë, të shkundeshim pak. Kështu u bëmë më mirë, kështu u bëmë fitues. Po të bëhet sot, lojtarët do t’u kishin telefonuar prindërit ose menaxherët e tyre…

 

Ata janë shumë të dobët, nuk e di nëse do t’i kishin mbijetuar asaj kohe,” tha mes tjeesh Solskjaer per “Goal.com.

LEXO EDHE:

Back to top button