E kryer, Mek Alister do të vesh fanellën e Liverpullit

Lajmi ishte në ajër prej ditësh, por tani janë të sigurt në Angli. Aleksis Mek Allister do të veshë fanellën e Liverpullit sezonin e ardhshëm.

Marrëveshja mes palëve është gjetur dhe sipas asaj që raporton “The Mirror”, Brajtoni do të marrë 70 milionë paund për kartonin e tij.

Mek Allister ishte një nga protagonistët e fitores së Argjentinës në Kupën e Botës në fund të vitit 2022 dhe menjëherë pas suksesit në Katar, u ndez interesi i shumë klubeve, përfshirë Juventusin, por në fund Liverpulli ka mposhtur konkurrencën dhe do të përqafojë lojtarin në fund të sezonit./abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button